Avokat Avokat për Verifikim & Heqje Ekspulsi
Ndihme profesionale nga një avokat Avokat për Verifikim & Heqje Ekspulsi me eksperience ndodhur në Tirane, Shqipëri.
Na kontaktoni për ndihmë!
Nëse keni nevojë për ndihmë për një nga shërbimet tona, mund të na kontaktoni menjëherë në format e mëposhtme:
Heqje ekspulsi & verifikim për udhëtime në zonën Schengen
Për arsye të rrethanave social-ekonomike në Shqipëri, shumë shtetas shqiptarë kanë vendosur që të largohen nga vendi i tyre ndër vite. Kjo për arsye personale apo edhe ekonomike. Shumë prej tyre kanë ikur me qëllimin për të kërkuar azili në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian. Megjithatë, pas refuzimit të këtyre kërkesa shumë individë janë detyruar që të kthehen në Shqipëri. Në momentin e kthimit nga ana e shtetit, këtyre personave iu është vendosur një ekspuls. Ky dëbim përgjithësisht ka një afat 5 vjeçar gjatë të cilit këta individë e kanë të ndaluar të udhëtojnë për në shtete të ndryshme të zonës Schengen.
Ekspulset kategorizohen në dy lloje: ekspuls administrativ dhe ekspuls gjyqësor. Zyra jonë e avokatisë në Tiranë ofron shërbim për heqjen e eksuplsit të çdo natyre.
Ekspuls Administrativ
Në rast se keni qëndurar një kohë në një vend të zonës Schengen dhe jeni ndaluar nga autoritetet lokale për arsye të qëndrimit tuaj pa dokumenta, ju mund të dëboheni nga ai shtet. Ky lloj dëbimi përfaqëson ekspulsin administrativ i cili varion në kohëzgjatje në bazë të shtetit që e ka vendosur. Megjithatë, në shumicën e rasteve ky lloj ekspulsi zgjat rreth 5 vite.
Në rast se dëbimi është vendosur për arsye dokumentash, me mbarimin e afatit të ekspulsit ju duhet të jeni të pastër dhe pa probleme në shtete të tjera të zonës Schengen. Në këtë moment ju mund të kontaktoni me zyrën tonë të avokatisë për të nisur procedurat për heqjen e ekspulsit. Kështu, avokatët tanë do të fillojnë përgatitjen për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm në SIS (Schengen Information System Business).
Kini parasysh se ju mund të kërkoni heqjen e ekspulsit pas mbarimit të një viti ose pasi të ketë kaluar ⅔ e kohës së ekspulsit, kjo nëse keni arsye bindëse ose arsye familjare për të kërkuar heqjen e dëbimit.
Me ndihmën e një avokati për heqje ekspulsi ju do të mund të përgatisni me lehtësi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për nisjen e procedurave. Mbani mend se çdo informacion që ju dispononi luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një dosjeje të plotë që mund të sjellë lehtësira si nga ana e shtetit shqiptar po ashtu edhe nga shteti që ka vendosur ekspulsin.
Ekspulsi Gjyqësor
Një ekspuls gjyqësor në shumicën e rasteve vendoset për persona që kanë kryer një vepër penale e cila ka rezultuar në dëbimin e tyre me burg. Në momentin që dënimi me burg mbaron, shteti përkatës ka të drejtën të caktojë një kohëzgjatje për ekspulsin e këtij individi. Ky lloj ekspulsi aplikohet për të gjitha rastet e personave që kryejnë shkelje të ligjit. Kohëzgjatja e një ekspulsi gjyqësor mund të shkojë deri në 10 vite ose më shumë.
Kur të kenë kaluar tre vite nga afati i dëbimit ju mund të kontaktoni zyrën tonë të avokatisë dhe profesionistët tanë do të bëjnë një kërkesë për verifikimin dhe heqjen e të dhënave tuaja në regjistrat nacionalë të vendit që ka vendosur eksuplsin si dhe të vendeve të tjera të zonës Schengen.
Asistenca e një avokati të specializuar është tepër e rëndësishme. Ne do të mund të merremi me realizimin e të gjitha procedurave të nevojshme dhe kërkesave ligjore zyrtare në emrin tuaj për të kërkuar heqjen e dëbimit. Në përputhje me një afat kohor ligjor avokati ynë do të marrë një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse.
Vlen të theksojmë se ekspulset për kalimin në zonën Schengen mund të vendosen nga secili shtet pjesëmarrës në këtë marrëveshje. Në rastet më të zakonshme, dëbimet nga zona Schengen realizohen për shkak të moszbatimit të afatit të qendrimit në këto shtete. Në shumë raste të tjera këto ekspulse vendosen kur ka një shkelje të përsëritur të kufinjve apo nëse personi ka kryer një vepër penale gjatë qendrimit të tij në këtë shtet.
Është e rëndësishme të dini se edhe nëse afati i dëbimit tuaj ka përfunduar, ju përsëri duhet të bëni një kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm të vendit që ka vendosur ekspulsin. Nuk duhet të vijoni me idenë se me përfundimin e afatit emri juaj fshihet automatikisht nga lista. Përkundrazi, heqja e emrit tuaj nga ajo listë mund të realizohet vetëm me anë të korrespondencës zyrtare dhe shkresave korrekte me institucionet përgjegjëse të shtëtit që ka vendosur dëbimin.
Kini parasysh se në disa raste shkresa që ju komunikon mbarimin e afatit të dënimit mund t’ju dërgohet me vonesë nga shteti që e ka vendosur atë. Kjo ndodh në disa raste me qëllim ose për arsye neglizhence. Ne ju këshillojmë që të kontaktoni një avokat dhe të nisni me procedurat për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshiruar të paktën dy muaj përpara përfundimit të afatit te ekspulsit. Kjo na lejon të shmangim pengesa në rast se autoritetet përkatëse vonojnë në kthimin e përgjigjeve. Të gjitha këto procedura realizohen më së miri me ndihmën e një avokati për heqjen e ekspulsit i cili i njeh të gjitha ligjet dhe protokollet përkatëse.
Zyra jonë e avokatisë ju ofron shërbim profesional dhe korrekt përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj për heqjen e ekspulsit. Ne do të ndjekim çdo procedurë, duke filluar me verifikimin e ekzistencës së deportimit dhe më pas me përpilimin dhe paraqitjen e kërkesës zyrtare për heqjen përfundimtare të tij. Avokatët tanë janë të përkushtuar maksimalisht për ta bërë këtë proces sa më të lehtë dhe të shpejtë për ju. Ne do të sigurohemi që të mbledhim të gjithë dokumentacionet e nevojshme për t’i paraprirë çdo komplikacioni. Përgjatë çdo hallke të këtij procesi ju do të informoheni gjerësisht mbi procedurat dhe vazhdimësinë e tyre.
Mbani mend se të gjitha dokumentacionet ligjore që ju keni në dispozicion janë tepër të dobishme në zhvillimin e këtij procesi dhe zgjidhjen e kësaj problematike. Ne do të sigurohemi që t’ju japim të gjithë informacionin e nëevojshëm gjatë konsultës tonë së bashku, në mënyrë që të na ndihmoni t’ju ndihmojmë. Padyshim të gjitha dokumentet ligjore të një individi që është dënuar me një ekspuls, qoftë administrativ apo gjyqësor, janë të vlefshme në përpjekjet tona për të përfituar nga lehtësirat që mund të mundësohen si nga shteti ynë ashtu edhe nga shteti që ka vendosur ekspulsin.
Kini parasysh se i gjithë dokumentacioni ligjor që ju keni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën e shtetit që ka vendosur eksuplsin nga një përkthyes zyrtar. Gjithashtu, këto dokumente duhet të jenë të pajisura me vulë apostile. Një avokat i kualifikuar do të jetë në gjendje t’ju asistojë dhe të ndjekë procedurën tuaj me kujdes maksimal në çdo hap. Ne jemi pranë jush për të garantuar realizimin e plotë dhe korrekt të të gjitha procedurave të nevojshme për arritjen e heqjes së ekspulsit tuaj, duke siguruar dhe fshirjen e emrit tuaj nga regjistrat nacionalë të shtetit që ka vendosur dëbimin. Ne do të jemi të kënaqur vetëm kur çdo pikë e këtij procesi të jetë përfunduar me sukses!
Informacion Kontakti
info@studioligjorelili.com
Hen- Prem 09:00-17:00
Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023
Ndonjëherë shpërndajmë lajme dhe të reja me anë të email, abonohuni për të mos humbur asnjë prej tyre!