Avokat Për Leje Qëndrimi në Shqipëri – Lawyer for Residence Permit in Albania

Ndihme profesionale nga një avokat Për Leje Qëndrimi në Shqipëri. Shërbim cilësor nga studio ligjore Lili, ndodhur në Tiranë, Shqipëri.

Na kontaktoni për ndihmë!

Nëse keni nevojë për ndihmë për një nga shërbimet tona, mund të na kontaktoni menjëherë në format e mëposhtme:

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023, Tirana 1023 +355 69 205 3007 info@studioligjorelili.com

Avokat Për Leje Qendrimi në Shqipëri – Lawyer for Residence Permit in Albania

Zyra jonë e avokatisë ofron shërbim të specializuar për të gjithë shtetasit të huaj që kanë vendosur të jetojnë dhe të punojnë në Republikën e Shqipërisë.

Ligji nr. 79/2021 “Për të huajt” rregullon hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë. Të gjithë procedurat që ndërmerren për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj në Shqipëri janë nën autoritetin e institucioneve shtetërore shqiptare. Përgjegjës për të gjithë shtetasit e huaj që kërkojnë të futen në Shqipëri është institucioni për kufirin dhe migracionin, pjesë e Policisë së Shtetit Shqiptar. 

Nëse keni në plan që të shkoni në Shqipëri por jeni të interesuar që të mësoni rreth procedurave specifike që ju nevojiten, kini parasysh se një shtetas i huaj që mund të futet në territorin e Republikës së Shqipërisë pa pasur nevojën për një vizë është i lejuar që të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë kohore 90 ditore brenda 180 ditëve që nga hyrja e tij e parë.

Nëse keni planifikuar që qendrimi juaj në Shqipëri të zgjasë më shumë se 90 ditë, duhet të dini se të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Shqipërisë kanë nevojë të vulosin pasaportat e tyre dhe të regjistrohen në sistemin elektronik nga punonjësit përgjegjës të kufirit. 

Të gjithë shtetasit e huaj të cilët duhet të qendrojnë në Shqipëri për një periudhë kohore më shumë se 90 ditore duhet të pajisen me një leje qendrimi. Të gjitha specifikimet dhe procedurat e nevojshme për fitimin e një lejeje qendrimi parashtrohen tek ligji “Për të huajt”. Një shtetas i huaj mund të fitojë të drejtën për qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në territorin e Republikës së Shqipërisë vetëm me anë të një lejeje qendrimi.

Llojet e lejeve të qendrimit

Në Ligjin 79/2021 “Për të huajt”, neni 32 parashikon se:

Shtetasit e huaj që kërkojnë të qendrojnë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë kohore më të gjatë se 90 ditë në 180 ditë dhe që plotësojnë kushtet e parashtruara në këtë ligj duhet të pajisen me njërin nga llojet e lejeve të qendrimit nga autoriteti përgjegjës për kufirin.

Llojet e lejeve të qendrimit vijojnë si më poshte:

  1. Leje qendrimi e tipit “A”. Kjo leje i jep të drejtën shtetasit të huaj të qendrojë në Republikën e Shqipërise brenda afatit kohor të përcaktuar ne lëshimin e saj. Është leje qendrimi jo e ripërtëritshme.
  2. Leje qendrimi e tipit “B”. Kjo leje i jep shtetasit të huaj të drejtën që të futet, të dalë dhe të qendrojë në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas afatave të përcaktuar në këtë leje. Është leje qendrimi e ripërtëritshme.
  3. Leje qendrimi e tipit “C”. Kjo leje i jep të drejtën shtetasit të huaj të futet, të dalë dhe të qendrojë në territorin e Republikës së Shqipërisë për një afat të përhershëm.
  4. Leje qendrimi e tipit “S”. Kjo leje lëshohet për punëtorët stinorë dhe i jep atyre të drejtën të hyjnë, të dalin dhe të qendrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas afateve të përcaktuara në të. Është leje që mund të ripërtërihet pas një ndërprerjeje kohore 6 mujore.
  5. Leje qendrimi unike “Kartë Blu AL”. Kjo leje jepet me një afat kohor të përcaktuar për punonjës të cilët kanë një kualifikim të lartë. Ajo iu jep atyre të drejtën për të hyrë, dalë dhe për të qendruar në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas afateve të përcaktuara në të. Është leje qendrimi i ripërtëritshme.
  6. Leje qendrimi “Kartë Blu AL-C”. Kjo leje jepet për punonjës me kualifikim të lartë për një afat kohor të përhershëm. Ajo iu jep atyre të drejtën për të hyrë, dalë dhe për të qendruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Këshilli i Ministrave është institucioni përgjegjës për miratimin e formës dhe përmbajtjes së lejeve të qendrimit për shtetasit e huaj. Mbani mend se në legjislacionin shqiptar specifikohet se aplikimi për një leje qendrimi duhet të jetë në përputhje me arsyen e vizës që është përdorur për të hyrë në territorin shqiptar. 

Vlen të theksohet se shtetasit e Republikës së Kosovës pajisen nga autoritetet shqiptare me një leje qendrimi me afat 5 vjeçar që në momentin që ata aplikojnë për një leje qendrimi në Republikën e Shqipërisë. Kjo është një lehtësi e madhe pasi eleminon nevojën e tyre për të rinovuar në mënyrë të herëpashershme lejen e qendrimit.

Lëshimi i lejes së qëndrimit

Shtetasi i huaj i cili ka hyrë në Republikën e Shqipërisë me anë të një vize qendrimi të tipit “D” afatgjatë, ose një shtetas i huaj i cili hyn pa vizë sipas afateve të përcaktuara me ligj (ose në marrëveshje ndërkombëtare) paraqet një kërkesë tek autoritetet vendore përgjegjëse për kufirin dhe migracionin në mënyrë që të pajisen me një leje qendrimi. 

Nëse kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, kjo kërkesë mund të realizohet nëpërmjet sistemeve elektronike të krijuara për këtë synim. Një udhëzim i Ministrit të Brendshëm parashikon kushtet për krijimin dhe funksionimin e një sistemi të tillë. 

Më pas, autoriteti zyrar qendror përgjegjës për trajtimin e shtetasve të huaj pas konsultimit me Shërbimin Informativ të Shtetit miraton procedurën e lëshimit të lejes së qendrimit. Ndërkohë, pajisja e shtetasit të huaj me lejen e qendrimit realizohet nga autoriteti shtetëror përgjegjës në nivel rajonal/vendor për trajtimin e shtetasve të huaj.

Një leje qendrimi për shtetasit e huaj përgjithësisht lëshohet me afatet e mëposhtme:

  • 3 mujore, 6 mujore ose 1 vjeçare, leje e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se 5 herë
  • radhazi;
  • 2 vjeçare, leje e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se një herë;
  • 5 vjeçare, leje sipas specifikave të përcaktuara në këtë ligj;
  • leje e përhershme. Kjo leje lëshohet në rastet kur shtetasi i huaj ka qendruar në mënyrë të ligjshme në Shqipëri për 5 vite rradhazi dhe ka veprimtari ose lidhje të qendrueshme në vend.

Në zyrën tonë të avokatisë avokatët tanë për leje qendrimi ofrojnë të gjitha shërbimet e nevojshme për të asistuar çdo shtetas të huaj i cili kërkon të fitojë lejen e qendrimit në Republikën e Shqipërisë. Ne ju sigurojmë udhëzimet dhe konsulencën e nevojshme fillestare për të identifikuar dhe kuptuar kushtet që duhet të përmbushni përpara se të vini apo të qendroni në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne do të vlerësojmë, përpilojmë dhe plotësojmë të gjithë dokumentacionin që ju nevojitet me korrektesë dhe përpikmëri. Gjithashtu, do të realizojmë paraqitjen e këtij dokumentacioni tek autoritetet përkatëse. E gjithë çfarë ju mbetet juve është të shijoni qendrimin tuaj në Shqipëri duke ditur se çdo procedurë tjetër është kryer me sukses!

Informacion Kontakti

Telefon : +355 69 205 3007

info@studioligjorelili.com

Hen- Prem 09:00-17:00

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023

Ndonjëherë shpërndajmë lajme dhe të reja me anë të email, abonohuni për të mos humbur asnjë prej tyre!