Avokat për Çështje Emigracioni – Viza Angleze

Ndihme profesionale nga një avokat Avokat për Çështje Emigracioni & Viza Angleze me eksperience i ndodhur në Tirane, Shqipëri. Jemi zgjidhja më e mirë dhe me kostot më të përballueshme për të zgjidhur problemet tuaja me vizën angleze apo çështjet e emigracionit.

Na kontaktoni për ndihmë!

Nëse keni nevojë për ndihmë për një nga shërbimet tona, mund të na kontaktoni menjëherë në format e mëposhtme:

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023, Tirana 1023 +355 69 205 3007 info@studioligjorelili.com

Avokat për vizë angleze dhe çështje emigracioni. Zgjidhje problemi në kohë!

Zyra jonë e avokatisë ofron shërbime cilësore dhe korrekte për t’ju ndihmuar në çdo hap të aplikimit tuaj për një vizë. Ne jemi të gatshëm t’ju asistojmë me përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm, realizimin e procedurave sipas rregullave dhe legjislacionit përkatës. Çdo gjë nis me një konsultë fillestare gjatë të cilës ne do t’ju japim të gjithë informacionin e nevojshëm duke adresuar të gjitha pyetjet që ju keni.

Çdo individ që dëshiron të udhëtojë ne Angli mund të bëjë një aplikim për një vizë angelze, pavarësisht vendit të tij të rezidencës. Pra nëse jeni një qytetar shqiptar por keni rezidencë të përhershme në Itali ju mund të bëni aplikimin për një vizë angleze nga Italia, pa pasur nevojë që të udhëtoni fillimisht në Shqipëri.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për një vizë angleze

Kini parasysh se keto janë informacione fillestare dhe se në bazë të rrethanave tuaja dokumentacioni i nevojshëm mund të ndryshojë. Avokatët tanë për çështjet e vizave dhe emigracionit do t’ju ndihmojnë të përpiloni të gjitha shkresat dhe dokumentet e nevojshme pas një konsulte fillestare me ne.

Përgjithësisht një qyetar shqiptar ka nevojë për dokumentet e mëposhtme për të aplikuar për një vizë angleze:

Pasaporta

Pasaporta shqiptare e vlefshme për një periudhë kohore minimalisht 6 mujore që nga momenti i udhëtimit tuaj në Angli.

Fotografi

Një fotografi e kohëve të fundit e cila përputhet me kërkesat për një fotografi për vizë angleze. Këto fotografi duhet të kenë përmasat e një fotografie pasaporte. Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të përgatisni çdo gjë që ju nevojitet sipas kritereve të duhura.

Formulari i aplikimit për një vizë angleze

Formularin e aplikimit për vizën angleze mund ta gjeni në internet në faqen zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Nëse jeni të shqetësuar rreth plotësimit të tij në mënyrën e duhur, profesionistët tanë do t’ju ndihmojnë në plotësimin e tij sipas të gjitha procedurave të sakta. Me ndihmën e një avokati ju mund të shmangni çdo gabim apo pasaktësi lidhur me aplikimin tuaj, duke evituar kështu edhe vonesa të tjera.

Dëshmia e statusit tuaj martesor

Në qoftë se jeni i martuar apo keni një partner/e ju nevojiten prova lidhur me martesën tuaj. Këto prova mund të përfshijnë thjesht një certifikatë martese.

Dëshmi punësimi apo arsimimi

Gjithashtu, ju nevojitet një dëshmi e statusit tuaj të arsimimit ose punësimit. Në qoftë se jeni në marrëdhënie pune apo po ndiqni një program studimor ju duhet të paraqisni prova lidhur me statusin tuaj. Këto prova mund të jenë një letër nga institucioni arsimor në të cilin po ndiqni programin e studimit apo një letër nga punëdhënësi juaj.

Dëshmi financiare

Para se të mund të vijoni me procesin tuaj të aplikimit për një vizë angleze, ju duhet të provoni se keni një kapital të mjaftueshëm monetar për të mbuluar të gjitha shpenzimet e udhëtimit tuaj për në Angli si dhe shpenzimet e mundshme që do të kryeni gjatë qendrimit tuaj atje. Në këto dokumentacione mund të përfshihen deklaratat bankare ose dëshmi të tjera nga personi i cili po sponsporizon qendrimin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar.

Itinerari i udhëtimit

Për një aplikim të suksesshëm për një vizë angleze ju duhet të përgatisni një itinerar për udhëtimin tuaj. Në këtë itinerar ju duhet të parashtroni të gjitha planet dhe detajet e udhëtimit tuaj. Këtu përfshihen datat dhe detajet mbi fluturimet, detaje mbi akomodimin tuaj në Angli si dhe informacion rreth të gjitha aktiviteteve që keni planifikuar të kryeni atje. Ekipi ynë do të sigurohet që ju të keni kryer dhe konfirmuar me sukses të gjitha rezervimet e nevojshme lidhur me këto pika.

Tarifa e aplikimit për vizë Angleze

Edhe pse i gjithë procesi mund të duket pak intimidues në fillim, me ndihmën e një avokati për vizë angleze dhe me dokumentacionin e duhur gjithçka është lehtësisht e realizueshme. Ne do të sigurohemi që ju të keni përgatitur në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Po ashtu, do t’ju asistojmë në plotësimin e saktë të formularit tuaj të aplikimit duke ju garantuar një rrugë të shpejtë dhe të sigurt!

  • Kini parasysh se tarifa bazë standarde e aplikimit për një vizë angleze është 122 euro. Kjo është një pagesë e pakthyeshme pavarësisht rezultatit të aplikimit tuaj. Pra edhe nëse aplikimi juaj nuk miratohet, kjo tarifë nuk mund të rimburësohet.
  • Tarifa e kontaktit TLS, e cila është 67 euro dhe caktohet nga shteti, shkon për përdorimin e shërbimit të kontaktit TLS. 
  • Në rast se keni nevojë që aplikimi për vizën tuaj të kryhet për një kohë më të shkurtër ju mund të paguani një tarifë për procedurë përshpejtimi  e cila shkon nga 200 deri në 700 euro. Ky opsion nuk është i detyrueshëm, ndaj nëse ju nuk keni nevojë që aplikimi juaj të përpunohet më shpejt sesa koha standarde e përpunimit, nuk keni përse ta paguani këtë tarifë.

Zyra jonë e avokatisë punon me avokatë të specializuar në çështjet e vizave. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve për të gjithë shtetasit shqipatrë të cilët dëshirojnë të aplikojnë për një vizë angleze apo një vizë tjetër. Ne e kuptojmë se procesi i aplikimit për një vizë mund të jetë i ngatërruar dhe stresues, ndaj jemi këtu për t’ju ndihmuar në çdo hap të rrugës.

Shërbimet tona përfshijnë:

Standard Visitor Visa – Vizë turistike

Avokatët tanë të emigracionit dhe çështjeve të aplikimit për viza do të realizojnë një vlerësim të situatës tuaj specifike në mënyrë që të identifikojnë të gjitha dokumentet që juve ju nevojiten. Ata do të kryejnë një analizë të plotë të situatës tuaj për të eleminuar çdo hapësirë për gabim. Duke qenë se dosja që krijohet me dokumentacioin e nevojshëm për të aplikuar për një vizë angleze varion nga rasti në rast dhe nuk është një lsitë shteruese, ekziston mundësia për të punuar specifikisht me çdo aplikant në bazë të rrethanave dhe karakteristikave të tij individuale.

Kjo vizë është e përshtatshme për: 

  • udhëtime turistike, 
  • vizitat tek të afërmit apo miqtë tuaj, 
  • studime të shkurtra apo kurse të cilat zgjasin deri në 6 muaj, 
  • trajnime apo specializime të ndryshme,
  • ftesa biznesi apo pjesëmarrje në konferenca dhe seminare,
  • vizita të ndryshme akademike,
  • udhëtime tranzit për në një shtet tjetër,
  • programe shkëmbimi,
  • punë vullnetare,
  • trajtime mjekësore që do të ndiqen në Angli,
  • arsye të tjera që përputhen me qëllimin e një vize standarde turistike.

Në rast se aplikimi juaj për një vizë turistike është refuzuar më parë, zyra jonë e avokatisë ka përvojën e duhur në menaxhimin e rasteve të tilla. Ne do të sigurohemi që aplikimi juaj i rradhës të jetë i suksesshëm dhe të mos refuzohet edhe njëherë për arsye të ngjashme.

Student Visa – Vizë Studentore

Ekipi ynë do t’ju ndihmojë në zgjedhjen e universitetit dhe degës së studimit që ju preferoni, përgatitjen e dokumentacionit të aplikimit, aplikimin për vizën studentore dhe gjithçka tjetër që ju nevojitet. Gjithashtu, ne ofrojmë konsulencë për aplikimet për bursa dhe zbritje të tarifave të studimit. 

Graduate Visa

Ju ndihmojmë në aplikimin për vizën e diplomuarit, e cila ju lejon të qëndroni në Britani për 2 vite (3 vite për studimet e doktoraturës PhD). Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të punuar dhe për të gjetur punë në Angli pasi të përfundoni studimet. Mbani mend se me këtë lloj vize ju mund të tërhiqni edhe bashkëshortin apo fëmijët tuaj. Gjithashtu, ju mund ta përdorni këtë vizë për të zgjatur qendrimin tuaj në Angli në mënyrë që të kërkoni për një punë aftatgjatë.

Short-term Study Visa – Viza për Studime të Shkurtra

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar gjuhën angleze në Britani. Nëse regjistroheni në qendrat e kurseve të gjuhës së huaj në Angli ju mund të ndiqni një program studimi për gjuhën angleze për një kohëzgjatje nga 6 deri në 11 muaj. Ne ju ndihmojmë me të gjitha hapat e aplikimit, duke përfshirë aplikimin për programin e studimit dhe aplikimin për vizë.

Family Visa – Viza Familjare

Ekipi ynë do t’ju ndihmojmë me aplikimet për prindërit, fëmijët, partnerin apo bashkëshortin tuaj. Ne kemi përvojën dhe njohuritë e duhura mbi kriteret për aplikimet e këtyre vizave, ndaj ju sigurojmë se mund të përgatisim të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për një aplikim të rregullt dhe në kohën e duhur.

Seasonal Worker Visa – Vizë Pune Sezonale

Ju ofrojmë konsultim dhe ndihmë me aplikimet për vizat e punës sezonale dhe mundësinë për të përfshirë partnerin apo fëmijët tuaj si dependantë. Ne do t’ju sigurojmë të gjithë informacionin e duhur lidhur me kriteret e aplikimit, kriteret taksative ku përfshihen paga, niveli i njohurive tuaja në gjuhën angleze, verifikime lidhur me punëdhënësin tuaj, etj.

Ri-Aplikim dhe Ankimim

Nëse keni pësuar refuzime të mëparshme për vizën, ne kemi eksperiencë në kundërshtimin e vendimeve të refuzimit përmes procedurave të ri-aplikimit dhe ankimimit administrativ AR.

Viza Amerikane, Irlandeze dhe më shumë

Ne kemi ekspertizën e duhur edhe në aplikimin për vizat amerikane dhe irlandeze, duke përfshirë vizat turistike dhe vizat e punësimit.

Viza Schengen

Mund të aplikoni për lloje të ndryshme të vizave Schengen, ku përfshihen vizat e tranzitit, vizat turistike, vizat për vizitat tek familjarët apo miqtë, vizat e udhëtimeve të biznesit, gazetarisë, aktiviteteve kulturore dhe sportive, vizitat zyrtare, vizat për studime dhe arsye mjekësore.

Informacion Kontakti

Telefon : +355 69 205 3007

info@studioligjorelili.com

Hen- Prem 09:00-17:00

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023

Ndonjëherë shpërndajmë lajme dhe të reja me anë të email, abonohuni për të mos humbur asnjë prej tyre!