Avokat për Divorc në Tiranë

Ndihme profesionale nga një avokat per divorc me eksperience i ndodhur në Tirane, Shqipëri.

Na kontaktoni për ndihmë!

Nëse keni nevojë për ndihmë për një nga shërbimet tona, mund të na kontaktoni menjëherë në format e mëposhtme:

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023, Tirana 1023 +355 69 205 3007 info@studioligjorelili.com

Avokat për Çështje Familjare & Divorc

Vitet e fundit vërejmë një rritje të konsiderueshme të numrit të kërkesave për zgjidhjen e martesës në Gjyakatat e Republikës së Shqipërisë si rrjedhojë e kushteve jo të favorshme social-ekonomike në vend. Mbarimi i martesës midis dy bashkëshortëve përfaqësohet nga zgjidhja e martesës. Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë parashikon disa opsione të ndryshme të zgjidhjes së martesës midis një çifti, ku përfshihen:

Zgjidhja e martesës me anë të pëlqimit të dyanshëm midis bashkëshortëve (Nenet 125-128 të Kodit të Familjes);
Zgjidhja e martesës si rezultat i ndërprerjes së jetesës së përbashkët të të dy bashkëshortëve që prej të paktën 3 vitesh (Nenet 129-132 të Kodit të Familjes);
Zgjidhja e martesës si rrjedhojë e kerkesës së njërit bashkëshort (Nenet 132-133 të Kodit të Familjes).

Zgjidhja e martesës me pëlqimin reciprok të të dy palëve

Për të zgjidhur martesën e një çifti me pëlqimin reciprok të tyre bazohemi në një marrëveshje të dyanshme dhe të përbashkët midis bashkëshortëve. Në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë, Nenet 123-128 janë përgjegjëse për rregullimin e zgjidhjes së martesës së një çfiti me pëlqimin reciprok të tyre. Këto dispozita parashikojnë mënyrën e procedimit për zgjidhjen e martesës me aprovimin e të dy bashkëshortëve.

Kjo procedurë gjyqësore nis me paraqitjen e një kërkese nga ana e të dy bashkëshortëve në të cilën shtrohet dëshira e çifit për të zgjidhur martesën e tyre. Kjo kërkesë dërgohet në gjykatë. Bashkëshortët mund ta paraqesin atë personalisht ose me anë të përfaqësuesve ligjorë të tyre. Në këtë kërkesë, bashkëshortët duhet të përfshijnë një projekt-marrëveshje e cila parashikon se si do të rregullohen pasojat që rezultojnë nga zgjidhja e martesës. Në këtë projekt-marrëveshje duhet të trajtohen çështje me rëndësi thelbësore, ku përfshihen:

  • Mënyra e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, rritja dhe edukimi i fëmijëve të mitur si dhe identifikimi i të ardhurave financiare për realizimin e tyre.
  • Kontributi kompensues për ish-bashkëshortin përfitues, i cili përcaktohet në bazë të nevojave të tij, situatës aktuale në momentin e zgjidhjes së martesës dhe kohëzgjatja e saj në të ardhmen.
  • Përcaktimi i të drejtës së vizitës me fëmijën sipas përfundimeve të arritura në projekt-marrëveshjen midis të dy bashkëshortëve.

Pas paraqitjes së kërkesës së bashkëshortëve pranë gjykatës, gjykata merr vendim për marrjen e masave të përkoshme në lidhje me sigurimin e banimit, detyrimet për ushqimin dhe edukimin e fëmijëve të mitur si dhe mbi detyrimin për ushqim të bashkëshortit përfitues (në rastet kur shihet e arsyeshme). Ky vendim mbetet në fuqi deri në momentin që jepet një vendim përfundimtar. Megjithatë, gjykata mund ta shfuqizojë ose ndryshojë këtë vendim në rast të ndryshimit të rrethanave ose nëse ai vendim është bazuar mbi të dhëna të gabuara. 

Gjykata më pas do të vlerësojë dhe shqyrtojë kërkesën e shtruar nga të dy palët dhe nëse ajo bindet se vullneti i të dy bashkëshortëve është i pa influencuar dhe i vërtetë, vendos për zgjidhjen e martesës midis çiftit. Kështu, gjykata miraton marrëveshjen midis bashkëshortëve dhe rregullon pasojat e zgjidhjes së martesës së tyre. Megjithatë, ky vendim gjyqësor mund t’i nënshtrohet mjeteve të ankimit të cilat janë të parashikuara në Kodin e Procedures Civile edhe pse bashkëshortët janë në dakordësi.

Zgjidhja e martesës si rezultat i ndërprerjes së jetesës së përbashkët

Në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë sqarohet se jetesa e përbashkët e dy bashkëshortëve është një detyrim. Në rast se ky detyrim nuk zbatohet për një afat kohor minimalisht tre vjeçar (afat ky i të përcaktuar me ligj), atëherë kjo situatë mund të bëhet shkak për zgjidhjen e martesës. 

Në këtë rast, pala që kërkon zgjidhjen e martesës për arsyet e shtruara në paragrafin e mësipërm duhet të paraqesë një kërkesëpadi në gjykatë. Në këtë kërkesëpadi duhet përcaktuar mënyra se si do të zbatohen detyrimet e mundshme ndaj fëmijëve të mitur apo bashkëshortit tjetër.

Në rast se pala tjetër arrin të provojë se zgjidhja e martesës do të ketë pasoja të rënda morale dhe materiale për të apo për fëmijët, gjykata mund të vendosë ta rrëzojë padinë. Kjo padi mund të ringrihet në rast se ekzistojnë situata apo rrethana të tjera të reja. 

Zgjidhja e martesës si rrjedhojë e kërkesës së njërit prej bashkëshortëve

Në rast së njëri nga bashkëshortët dëshiron të zgjidhë martesën ai/ajo duhet fillimisht të paraqesë një kërkesëpadi në gjykatë. Më pas, gjykata do të caktojë një seancë pajtimi midis dy bashkëshortëve ku ata duhet të paraqiten personalisht. Gjatë kësaj seance secila nga palët parashtron shkaqet ku bazohet kërkesa për zgjidhjen e martesës. Gjykata pyet dhe dëgjon secilin nga bashkëshortët veçmas dhe bashkarisht. Në rastin kur arrihet pajtimi midis palëve, mbahet një procesverbal dhe si rrjedhojë gjykimi pushohet. 

Nëse pala paditëse nuk paraqitet në seancën e pajtimit edhe pse ka pasur dijeni, gjyqtari ka të drejtën të vendosë pushimin e gjykimit të kësaj çështjeje. Në rast se pala e paditur nuk paraqitet në seancën e pajtimit edhe pse ka pasur dijeni, gjyqtari vendos për shtyrjen e seancës së pajtimit dhe i përsërit njoftimin palës së paditur. Nëse në seancën e rradhës pala e paditur nuk paraqitet dhe nuk ka një shkak të arsyeshëm për këtë gjë, gjyqtari pasi të ketë dëgjuar palën paditëse dhe bindet se nuk ka asnjë mundësi për arritjen e pajtimit midis bashkëshortëve, cakton seancën gjyqësore. Kështu, gjykata urdhëron thirrjen e provave. 

Në rast se nuk arrihet një pajtim midis bashkëshortëve gjykata nis shqyrtimin e kërkesëpadisë. Disa nga arsyet kryesore që shtyjnë bashkëshortët të kërkojnë zgjidhjen e martesës së tyre përfshijnë:

  • Debate dhe grindje të vazhdueshme;
  • Fyerje dhe ofendime të rënda;
  • Shkelje e besnikërisë bashkëshortore;
  • Dënim penal i rëndë i njërës palë;
  • Një sëmundje mendore e pashërueshme;
  • Shkelje të përsëritura të detyrimeve bashkëshortore që mund të përbëjnë shkaqe të tjera.

Të gjitha arsyet e listuara më sipër përfaqësojnë shkelje të rënda dhe të përsëritura të detyrimeve që vijnë nja lidhja martesore. Në këto rrethana jetesa e përbashkët midis dy bashkëshortëve, një nga elementet bazë që karakterizon lidhjen martesore, bëhet e pamundur dhe për rrjedhojë qëllimi i martesës humbet për njërën ose të dy palët.

Problematika të tjera

Në praktikë kemi hasur çështje të një natyre tjetër ku dy persona kanë bashkëjetuar për një periudhë të caktuar kohore pa lidhur martesë. Si rrjedhojë e kësaj bashkëjetese kanë ardhur në jetë disa fëmijë të cilët sipas legjislacionit gëzojnë të njëjtat të drejta si fëmijët të cilët kanë ardhur në jetë nga një lidhje martesore.

Në rrethana ku kjo marrëdhënie nuk ka funksionuar më, palët kanë marrë vendimin ta përfundojnë atë, por kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore. Në qendër të këtyre mosmarrëveshjeve qëndron fëmija, pika kyçe mbi të cilët palët nuk bien në dakordësi. Problematika kyresore lind si rrjedhojë e njërës palë e cila refuzon të lejojë palën tjetër të ruajë kontakte me fëmijën. Kjo situatë sjell argumente të mëtejshme dhe një mjedis familjar të paqëndrueshëm i cili përfundimisht sjell vetëm dëm ndaj shëndetit dhe gjendjes psikologjike të fëmijës. 

Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë parashikon se ushtrimi i përgjegjësisë prindërore ushtrohet së bashku nga të dy palët në lidhje me fëmijën e lindur gjatë ose jashtë martesës së tyre, nëse kjo përgjegjësi është e njohur nga të dy prindërit. Nëse ka mosmarrëveshje lidhur me këtë çështje secili nga prindërit mund të drejtohet pranë gjykatës për të kërkuar ushtrimin e përgjegjësisë prindërore.

Nëse po kërkoni një avokat për çështje familjare apo një avokat për divorc me eksperiencë në trajtimin e këtyre problematikave, zyra jonë e avokatisë në Tiranë garanton profesionalizëm dhe përkushtim maksimal. Ne jemi pranë jush për t’ju udhëzuar gjatë gjithë hapave dhe proceseve të nevojshme për arritjen e një zgjidhjeje efikase, gjithmonë në interesin më të lartë të familjes. 

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.

There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.

Informacion Kontakti

Telefon : +355 69 205 3007

info@studioligjorelili.com

Hen- Prem 09:00-17:00

Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023

Ndonjëherë shpërndajmë lajme dhe të reja me anë të email, abonohuni për të mos humbur asnjë prej tyre!