Avokat për Dëmshpërblim për Largim të Padrejtë nga Puna
Ndihme profesionale nga një avokat për Dëmshpërblim për Largim të Padrejtë nga Puna me eksperience ndodhur në Tirane, Shqipëri.
Na kontaktoni për ndihmë!
Nëse keni nevojë për ndihmë për një nga shërbimet tona, mund të na kontaktoni menjëherë në format e mëposhtme:
Avokat për Dëmshpërblim për Largim të Padrejtë nga Puna në Tiranë, Shqipëri
Kontrata e punës është një marrëveshje mes punëdhënësit dhe punëmarrësit që specifikon të drejtat dhe detyrimet midis dy palëve kontraktuese. Individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe kanë aftësi juridike të plotë për të vepruar kanë të drejtën të nënshkruajnë një kontratë pune.
Kodi i Punës në një mënyrë të shkurtër ofron këtë përkufizim të kontratës së punës:
Punëdhënësi punëson punëmarrësin direkt dhe në momentin që krijohet marrëdhënia e punës, ata janë të detyruar të nënshkruajnë një kontratë pune në përputhje me ligjin në fuqi.
Para se të nënshkruhet kontrata e punës, palët janë të detyruara të njoftojnë njëra-tjetrën nëse ka rezerva, siç është parashikuar në kontratë, dhe nëse është e mundur, të bëjnë ndryshimet e nevojshme në pajtim me vullnetin e lirë të të dyja palëve.
Sipas Ligjit Nr. 7961, datë 12 korrik 1995, Kodi i Punës lejon punësimin e individëve të moshës 15 deri në 16 vjeç gjatë kohës së pushimeve nga studimet e tyre, por vetëm në punë të lehta që nuk rrezikojnë sigurinë, shëndetin, ose zhvillimin e fëmijëve. Kodi i Punës siguron gjithashtu mbrojtje ligjore të veçantë për gratë shtatzëna dhe nënat e reja, të cilat nuk mund të punojnë në punë të rënda që dëmtojnë dhe rrezikojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Kontrata e punës mund të lidhet për një kohë të pacaktuar ose të caktuar. Në rast se kontrata lidhet me kohëzgjatje të caktuar, duhet të jepen arsye objektive që janë të lidhura me vetë natyrën e përkohshme të detyrës për të cilën do të jetë përgjegjës personi punëmarës i cili do të punësohet. Përgjithësisht, kontratat e punës lidhen për një kohëzgjatje të pacaktuar.
Nëse një kontratë është lidhur me një kohëzgjatje të caktuar nuk do të thotë se ajo është e pavlefshme, por në këtë rast ligji vendos detyra administrative për punëdhënësin. Problemi është se shpesh punëdhënësit, kur zgjidhin kontratat e punës, nuk i respektojnë dispozitat ligjore të parashtruara në Kodin e Punës dhe nuk informojnë punëmarrësit mbi arsyet e largimit të tyre nga puna.
Zgjidhja problemeve me heqjen e padrejtë nga puna & dëmshpërblimet
Një nga problematikat më të shpeshta me të cilat hasen personat në marrëdhëniet e tyre të punës është zgjidhja e marrëdhënies së punës. Edhe pse punëdhënësit në Republikën e Shqipërisë kanë bërë përpjekje për të rregulluar funksionimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, ata ende kanë mangësi në trajtimin e punonjësve të tyre.
Këto situata të pafavorshme shpesh përkeqësohen për shkak të mungesës së informacionit. Për rrjedhojë shumë persona nuk e kuptojnë se situata e tyre është e mbrojtur ligjërisht nga Kodi i Punës. Çdo person që pretendon se ndaj tij nuk është respektuar asnjë nga dispozitat ligjore të Kodit të Punës ka të drejtë të marrë kompensimin përkatës.
Në shumë raste në praktikë, është vërejtur se punëdhënësit që shkarkojnë punëmarrësit pa arsye të justifikuara janë ndëshkuar nga gjykatat për mosrespektimin e dispozitave ligjore të Kodit të Punës. Në rastet kur punëmarrësit ndodhen në një situatë që punëdhënësi shpreh qëllimin për të ndërprerë punën, ata duhet të konsiderojnë marrjen e këshillës profesionale ligjore mbi vijueshmërinë e situatës së tyre.
Gjithashtu, nëse ju drejtoni biznesin tuaj, sigurimi i përputhshmërisë me ligjin për dokumentacionin e punonjësve është një detyrë ligjore. Institucionet zbatuese të ligjit, gjatë kontrolleve të tyre në biznese, në shumëraste kanë vendosur gjoba të konsiderueshme për mungesën e kontratës së punës bazuar në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë.
Zyra jonë e avokatisë siguron shërbim profesional, dedikim maksimal dhe një vlerësim të thellësishëm të situatës tuaj social-ekonomike në rast se jeni shkarkuar nga puna juaj padretjësisht. Me ndihmën e një avokati për çështjet e dëmshpërblimit për largim të padrejtë nga puna, ju do të mund të gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme për të mbrojtur interesat tuaja. Ne operojmë me kujdes maksimal në bazë të çdo rasti specifik. Gjithashtu, ofrojmë shërbim dhe asistencë profesionale për biznese të cilat si pasojë e mosnjohjes së ligjit ose mosrespektimit të neneve të parashtruara në Kodin e Punës, kanë pësuar ndëshkime në gjykatë të cilat rezultojnë në vështirësi të konsiderueshme financiare.
Ne ofrojmë shërbime të specializuara për të ndihmuar çdo individ që ka përjetuar largim të paligjshëm nga vendi i tij i punës. Ne e kuptojmë kompleksitetin dhe sfidat e panumërta që shoqërojnë këto situata, ndaj jemi të përkushtuar maksimalisht për të mbrojtur të drejtat e punonjësve.
Këshillim Ligjor
Me ndihmën e një avokati të specializuar në të drejtën e punës ne ofrojme këshillim ligjor të personalizuar për punonjësit që gjenden në vështirësi nga shkarkimi i padrejtë nga detyra e tyre. Fillimisht, ne do të kryejmë një analizë të hollësishme të rastit tuaj, duke ju ndihmuar dhe juve që të krijoni një ide të qartë të të drejtave tuaja ligjore dhe opsioneve që keni në dispozicion për veprim të mëtejshëm.
Përgatitja e Çështjes për Gjykatë
Kur ekziston një bazë ligjore e fortë për të kërkuar kompensim, ne marrim përgjegjësinë për përgatitjen dhe prezantimin e rastit tuaj në gjykatë me profesionalizëm dhe korrektesë maksimale. Qëllimi ynë është të përfaqësojmë interesat tuaja dhe të sigurojmë mbrojtjen e tyre në çdo rrethanë.
Përcaktimi i Kompensimit
Ne do të punojnë me vendosmëri për të përcaktuar kompensimin e përshtatshëm që ju takon, duke marrë në konsideratë rrethanat unike të rastit tuaj. Ky proces analizon aspekte të ndryshme të situatës tuaj duke përfshirë humbjet financiare, dëmet morale dhe çdo dëm tjetër që mund të keni përjetuar si rezultat i largimit të paligjshëm nga vendi juaj i punës.
Negociatat
Në disa raste, negociatat na mundësojnë një mënyrë efektive për zgjidhjen e rastit tuaj pa nevojën për një betejë gjyqësore. Ne do t’i shqyrtojmë këto mjete për të siguruar një marrëveshje të drejtë dhe përherë në favorin tuaj.
Përgjegjësitë Administrative
Nëse punëdhënësi juaj nuk ka respektuar dispozitat ligjore të parashtruara në Kodin e Punës gjatë largimit tuaj nga puna, ne ofrojmë ndihmë në zbatimin e gjobave administrative ndaj punëdhënësit tuaj në përputhje me ligjin.
Për të nisur procesin e mbrojtjes së të drejtave tuaja në rast se ju kanë larguar nga puna në mënyrë të padrejtë, ju ftojmë të na kontaktoni për një konsultë fillestare për të eksploruar dhe analizuar opsionet tuaja. Ne besojmë tek parimet e drejtësisë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar mbështetjen ligjore që ju nevojitet si punonjës.
There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.
There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form
There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.
There are many variations of passages of Lorem Ipsum available, but the majority have suffered alteration in some form, by injected humour, or randomised words which don’t look even slightly believable. If you are going to use a passage of Lorem Ipsum, you need to be sure there isn’t anything embarrassing hidden.
Informacion Kontakti
info@studioligjorelili.com
Hen- Prem 09:00-17:00
Rr. Kavajes, Condor Center, Kati 3, Nr 67 Tirana, 1023
Ndonjëherë shpërndajmë lajme dhe të reja me anë të email, abonohuni për të mos humbur asnjë prej tyre!